Shaqiri dëshiron LK me Barcën
Super mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri ka thënë për mediat zvicërane se ai dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve, dhe këtë ai dëshiron ta bëjë në fanellën e gjigantit katalanas, Barcelona.
Në një përmbledhje të gazetës Blick, Shaqiri thuhet se ëndërron ta fitojë Ligën e Kampionëve me Barcelonën, një dëshirë kjo jo e fshehtë e anësorit që ka shënuar hettrik në ndeshjen e fundit për Zvicrën.
Xherdan Shaqiri ka shfaqur paraqitje fenomenale kohëve të fundit, duke u shndërruar në cak të disa skuadrave të mëdha evropiane, si Barcelona, Milan, Inter, Manchester United dhe Arsenal.
Category: Futboll
0 Komente