Start i fuqishëm i Juventusit

dardanmiftari | Sunday, September 11, 2011 | 0 Komente

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 4-1 ndaj Parmës në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A, sfidë që ishte edhe e para në stadiumin e ri të 27 herë kampionit të Italisë.
Juventusi e filloi takimin duke e dominuar atë. Pas disa gjysmërasteve, vjen në shprehje gjenialiteti i Andrea Pirlos, i cili me një pasim fantastik e gjeti transferin e ri Stefan Lichtsteiner i cili pasi u hap bukur, shënoi për 1-0 dhe golin e tij në debutim për bardh e zinjtë.

Pjesa e parë mbaroi me këtë rezultat dhe në pjesën e dytë vetëm sa u fuqizua fitorja e parë pas tri vitesh e Juventusit ndaj Parmës.

Alessandro Del Piero e gjeti të lirë Simone Pepen i cili pa nguruar lansoi një goditje fenomenale nga gjysmëdistanca duke realizuar për 2-0.

Stabiliteti i Bianconerëve u vërejt edhe në vazhdim të takimit, kur fitoren e zyrtarizuan për 3-0, Arturo Vidal (74’) i cili debutoi me gol në Serie A, dhe Claudio Marchisio që shënoi për 4-0 (83’). Në fund shënoi edhe një juventin – Sebastian Giovinco e realizoi golin e nderit për Parmën nga penaltia në minutën e fundit të takimit për 4-1.

Me këtë fitore Juventusi përkohësisht ngjitet në krye të tabelës në Serie A pas shumë kohësh, kjo falë paraqitjes së jashtëzakonshme të transfereve të reja, e sidomos të Andrea Pirlos i cili bëri dy asistime.

Nga ora 15:00 zhvillohen ndeshjet tjera të javës së dytë (të parën për këtë sezon) në Serie A, kurse në mbrëmje me fillim nga ora 20:45 kampioni i botës për klube, Interi dhe rivali i përbetuar i Juvensuti, do të tentojë ta mposhtë Palermon në Renzo Barbera.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...