Taçi Oil, tani sponsor i Milanit

dardanmiftari | Friday, September 09, 2011 | 0 Komente

Gjiganti shqiptar i naftës, Taçi Oil, ka nënshkruar një marrëveshje sponsorizimi me klubin më të trofeshëm në botë, Milanin.
Marrëveshja e cila cilësohet si e rendit të parë, ‘Premium’ është nënshkruar në Milanello nga Rrezart Taçi, manjati shqiptar dhe zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani.

Marrëveshja e sponsorizimit vlen për sezonin e ardhshëm 2011/2012, kurse edhe Galliani edhe Taçi u shprehën shumë të kënaqur me arritjen e këtij akordi, me shpresë se do të thyhen kufinjtë që edhe futbolli shqiptar të integrohet së bashku me futbollin italian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...