Të bashkuar për kombëtaren dhe kombin

dardanmiftari | Friday, September 02, 2011 | 0 Komente

Federata Shqiptare e Futbollit ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se kombëtarja kuqezi është e përgatitur për takimin e të premtes ndaj Francës, ndërsa FSHF shpreson për lojë të bukur dhe për rezultat pozitiv.
"Do të ndeshemi si të barabartë me Francën. Të gjithë shqiptarët të jenë me zemër të bashkuar për kombëtaren dhe kombin", thuhet në deklaratën e FSHF-së, ndërsa transmeton Top-Channel.

Ndërkohë, një ditë më parë trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuze, theksoi se ekipi i tij do të ndeshet me një nga skuadrat më të mira në Evropë, duke shtuar se kjo nuk e ndalon atë dhe lojtarët e tij të mendojnë për një rezultat pozitiv.

“Nuk mund të pretendojmë se ndaj Francës të kemi një dominim të lojës dhe presim që ata të mbajnë topin më shumë se ne. Por kjo nuk do të thotë që ne vetëm do të mbrohemi, ne do të mundohemi t’i zëmë në kundërsulm”, ka thënë Kuze.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...