Thiago: La Liga nuk është vetëm Barca e Reali
Mesfushori i Barcelonës, Thiago Alcantara, ka mohuar thëniet se La Liga është bërë një garë e vetëm dy ekipeve.
Në mesin e debatit se klubi i tij dhe Real Madridi e kanë lënë pjesën e mbetur të ligës prapa, 20-vjeçari ka dhënë mendimin e tij duke thënë se as ekipet tjera nuk i pranojnë humbjet.
"Është një gënjeshtër e madhe se liga është në mes të dy ekipeve. Edhe ekipet tjera vijnë dhe japin më të mirën dhe përpiqen për këtë", ka thënë i riu i Barcës.
Deklarata e Thiagos erdhi pasi Barca shkatërroi me rezultat 8-0 ekipin e Osasunas gjatë vikendit.
Category: Futboll
0 Komente