Vucinic: Të qëndrojmë me këmbë në tokë

dardanmiftari | Monday, September 19, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i ri i Juventusit, Mirko Vucinic, ka kërkuar nga bashkëlojtarët që të mos vetëkënaqen tepër me fillimin mbresëlënës në sezonin e ri në Serie A.
Bianconerët i kanë fituar të dyja ndeshjet e para në Kampionatin italian, ndërkohë që rivalët e drejtpërdrejtë, si Milan, Inter e Roma, kanë dështuar ta bëjnë këtë.

“I kemi fituar dy ndeshjet e para, mirëpo duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë me angazhimin e madh”, ka thënë Vucinic për faqen zyrtare të klubit.

Ndeshjet e radhës në kampionatin italian zhvillohen në mesjavë, ndërsa Juventusi të mërkurën është nikoqir i Bolognas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...