Wenger: Fitorja ishte vitale
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është shprehur se fitorja e ekipit të tij ndaj Swanseas ishte vitale për këtë sezon.
“Ishte vitale për ne që të fitojmë. Ne e kemi filluar mirë takimin, pro më pas nervat na kapluan dhe vështirë e vazhduam pjesën e dytë”.
”Besimi ikën shpejt, por kthehet ngadalë. Ne kemi skuadër të mirë kur të gjithë të rikthehen. Ne jemi të mirë, por duhet të bashkohemi. Kur fitoni, gjërat janë ndryshe. Para se të kemi blerë lojtarët e rinj, ne e kemi pasur të vështirë pa këta lojtarë – Wilsheren, Song dhe Diaby. Tani kemi skuadër të madhe”, tha francezi.
Category: Futboll
0 Komente