Wenger nuk i ka humbur shpresat për titull

dardanmiftari | Friday, September 23, 2011 | 0 Komente

Arsene Wenger refuzon ta përjashtojë skuadrën e tij nga gara për titullin e Ligës Premier këtë sezon.
Topçinjtë po përjetojnë një nga startet më të dobëta që kur francezi mori postin e trajnerit të klubit, mirëpo ai e ruan besimin se mund të arrijë sukses.

“Padyshim se jam i shqetësuar. Nuk është aspak reale për të mos qenë i shqetësuar kur ke një klub si Manchester Unitedi përpara teje”.

“E vetmja gjë që mund të bëjmë është të përqendrohemi në performancat e klubit tonë, t’i fitojmë ndeshjet tona dhe të shpresojmë që ata të lëshojnë pikë në ndonjë fazë”, ka theksuar Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...