Wilshere mungon katër ose pesë muaj
Arsenali ka konfirmuar se Jack Wilshere do të mungojë në katër-pesë muajt e ardhshëm, si pasojë e ndërhyrjes kirurgjike në nyje.
Faqja zyrtare e Topçinjve ka njoftuar se të dhënat e para tregojnë se operacioni ka rezultuar i suksesshëm, mirëpo mesfushorit i nevojitet një kohë e gjatë për t’u rikuperuar.
Pas largimit të Cesc Fabregas është pritur shumë nga lojtari i ri anglez, mirëpo duket se ai nuk do të mund t’i ndihmojë skuadrës në disa muajt e ardhshëm.
Category: Futboll
0 Komente