Arsenali mund t’ia dalë edhe pa LK

dardanmiftari | Thursday, October 06, 2011 | 0 Komente

Shefi ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis ka pohuar se klubi nga Londra Veriore nuk ka nevojë që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për të pasur ekuilibër financiar.
Gazidis thotë se do të ishte shumë pa kuptim që klubet të varen nga përfitimet në Ligën e Kampionëve edhe pse 26 milionë funte është shuma që Topçinjtë kanë përfituar nga gara më prestigjioze evropiane e futbollit.

“Ne duam të kualifikohemi, por edhe nëse nuk ndodh kjo, ne kemi një model mjaft të qëndrueshëm me të cilin mund t’ia dalim mbanë. Jo vetëm të përballojmë shpenzimet, por edhe të jemi shumë konkurrues”, theksoi Gazidis.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...