De Boer: Do ta refuzoja Barcën për Ajaxin

dardanmiftari | Thursday, October 06, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Ajaxit, Frank de Boer,ka thënë se ai ende ka shumë punë për të bërë në klub dhe shpreson të mbetet në kryeqytetin holandez në dhjetë vitet e ardhshme, duke shtuar se do ta refuzonte edhe Barcelonën për një qëndrim në Amserdam.
“A do të doja të mbetem te Ajax për dhjetë vitet e ardhshme? Kjo do të ishte mrekulli. Sigurisht ka edhe momente të këqija. Kur ne humbim pikë ose kur unë kam ndjenjën se ne po humbim kontrollin. Por momentet e mira me lehtësi i tejkalojnë të këqijat”.

“Edhe nëse Barcelona më kërkon nesër, nuk do të shkoja. Nuk kam përfunduar këtu. Jam në shtëpi dhe familja ime pëlqen të jetojë në Holandë, ata nuk e ndjejnë të nevojës të zhvendosen sërish”, ka thënë De Boer.

Ajax aktualisht qëndron në pozitën e katërt të tabelës së Eredivisie, gjashtë pikë prapa liderit, AZ, me të cilin përballet të shtunën e ardhshme (15 tetor).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...