Di Bendetto, plane të mëdha me Romën

dardanmiftari | Friday, October 07, 2011 | 0 Komente

Pronari i ri i Romës, Thomas Di Benedetto, është shprehur se ka plane të mëdha me klubin e tij të ri, duke synuar që Giallorosët t’i bëjë brend global.
“Është një mundësi e mirë për mua dhe grupin tim, sepse ekziston mundësia e rritjes së një brendi, që ende nuk është i zhvilluar në nivel global”.

“Sidoqoftë, ne duhet të fillojmë të fokusohemi teknikisht, që është kruciale për ekipin. Ja pse kemi zgjedhur Franco Baldinin, Walter Sabatinin dhe Luis Enriquen. Baldini është menaxher i shkëlqyer, Sabatini skauter i mrekullueshëm. Luis Enrique është importuesi i stilit të Barcelonës”, deklaroi Di Benedetto.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...