Eto’o: Të gjithë punojmë për të holla

dardanmiftari | Thursday, October 06, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i klubit rus Anzhi, Samuel Eto’o, ka pranuar se kalimi i tij në rusi ishte influencuar nga të hollat e majme, por ka këmbëngulur se të gjithë do të kishin marrë një vendim të tillë.
“Unë kam marrë ofertë të rëndësishme dhe e pranova atë. Ne të gjithë punojmë për para dhe secili që thotë ndryshe është hipokrit”.

“Trajneri më i mirë? Për mua, trajneri më i mirë i të gjitha kohërave është Luis Aragones, përderisa Jose Mourinho është më i miri për momentin. Unë mësova shumë nga Aragonez, jo vetëm si lojtar, por edhe si njeri”, u shpreh Eto’o për AS.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...