Figo: Bëra mirë kur lash Barcën për Realin

dardanmiftari | Thursday, October 13, 2011 | 0 Komente

Luis Figo nuk pendohet që ishte larguar nga Barcelona për rivalin e vjetër Real Madridin, derisa shikon prapa në karrierën e tij si futbollist në Spanjë.
Figo luajti për Barcelonën nga viti 1995 deri në vitin 2000 para se të largohet në drejtim të Madridit ku kaloi pesë vite të tjera të shkëlqyeshme para se t’i bashkohet Interit. Mesfushori 38-vjeçar aktualisht është ambasador i Interit pasi hoqi dorë nga loja aktive në vitin 2009.

“Kishte shumë presion në mua, por kur shikoj prapa mendoj se kam marrë vendimin e duhur pasi kalimi te Real Madrid më lejoi mua të fitoj shumë trofe”, ka thënë portugezi.

Megjithatë Figo ka falënderuar edhe Barcelonën dhe ish-trajnerin Johan Cruyff, duke thënë se ata e kanë bërë një lojtar më të mirë”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...