Fitore e madhe e Arsenalit (VIDEO)

dardanmiftari | Saturday, October 29, 2011 | 0 Komente

Arsenali ka shënuar fitore të madhe në Stamford Bridge ndaj Chelseat me rezultat 5-3, duke i bërë të gjithëve me dije se është serioz në luftën për titullin e kampionit të Anglisë.
Ishte kjo një ndeshje e jashtëzakonshme që nga fillimi e deri në fund dhe Arsenali u dëshmua fantastik përballë mbrojtjes tmerrësisht të dobët të Chelseat.

Pjesa e parë filloi me dominim të Topçinjve, të cilët rrezikuan fillimisht me Gervinhon i cili nuk arriti të shënojë nga afërsia.

Megjithatë, një krosim të bukur të Juan Matas e shfrytëzoi më së miri Frank Lampard që shënoi për 1-0 dhe epërsinë e parë të Chelseat në këtë takim.

Robin Van Persie (36’) përgjigjet duke shënuar për 1-1 pas pasimit të Gervinhos.

Një harkim të Frank Lampard nga këndi e konkretizoi John Terry (45’) që shënoi për 2-1 dhe epërsinë e dytë të Chelseat në këtë takim.

Në pjesën e dytë Arsenali riktheu gjithçka. Andres Santos (49’) u përkujdes që ndeshja të tensionohej pranë rezultatit 2-2, para se Theo Walcott fantastik në këtë takim të shënojë për 3-2.

Villas Boas përgjigjet duke bërë disa zëvëndësime, ndërsa golin e barazimit ekipi i tij e gjeti me anë të Matas (81’).

Kur të gjithë menduan se takimi do të përfundojë me barazim të pasur prej 3-3, kështu nuk mendoi Robin Van Persie që pesë minuta pa përfunduar takimi shënoi për 4-3. Por, hettrikun holandezi e kompletoi duke shënuar në minutën e fundit për 5-3 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Arsenali me këtë fitore sensacionale rikthehet në luftë për titull me 16 pikë në pozitën e katërt, ndërsa Chelsea me mbrojtjen katastrofale e ka regjistruar humbjen e dytë radhazi në Ligën Premier ndërsa rrezikon seriozisht pozitën e tretë në tabelë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...