Galliani i kënaqur me Nocerinon
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani ishte i ngazëllyer me hettrikun e Antonio Nocerinos të realizuar në mesjavë ndaj Palermos.
“Nocerino ishte transfer me fat. Kur shkoni në pushim, ju nuk mund të merrni vendime të mira në situata të caktuara”.
“Kur jam informuar se Palermo ishte i gatshëm ta shiste Nocerinon, unë u bëra një ofertë që ata e konsideruan të ulët. Por, unë nuk u dorëzova dhe situata më pas u zhbllokua”, tha Galliani.
Category: Futboll
0 Komente