Galliani: Ibra nuk ka problem me motivimin

dardanmiftari | Friday, October 07, 2011 | 0 Komente

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka këmbëngulur se Zlatan Ibrahimovic nuk e ka problem motivimin e vetvetes për të luajtur për kampionin e Italisë.
“Zlatan Ibrahimovic është shumë mirë. Ne nuk kemi mundur të bëjmë asgjë pos të qeshim kur e kemi parë se si mediat interpretuan intervistën e tij”.

“Ai nuk ka probleme me Milanin. Jam 100 për qind i sigurt se ai do të kthehet fuqishëm pasi të vijë nga ndeshjet me kombëtaren. Le të qëndrojmë të qetë. Ibra do të jetë ai që edhe njëherë do të jetë lideri i Milanit”, potencoi Galliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...