Gattuso mungon gjashtë muaj
Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, është zotuar se nuk do të pensionohet nga futbolli përkundër problemeve serioze me syrin.
Lojtari veteran nuk luan për Rossonerët që nga takimi i parë i këtë edicioni kundër Lazios, kur u zëvendësua pas vetëm njëzet minutash për shkak të përplasjes me Alessandro Nestan.
33-vjeçari është diagnostikuar me mosfunksionim të nervit të katërt kranial, i cili e kontrollon lëvizshmërinë e syrit.
Gattuso ka deklaruar se në katër muajt e ardhshëm do të duhet të pushojë, e më pas t’i nënshtrohet operacionit. Por ka premtuar se do të kthehet në fushë.
Category: Futboll
0 Komente