Gattuso refuzon pensionimin
Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, nuk do të mendojë të varë këpucët.
Fituesi i Botërorit 2006, 33-vjeçar, nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon për shkak të një paralize të një nervi kranial që i shkakton probleme me pamjen.
“Ka pasur kohë kur kam menduar më të keqen, por dua të rikthehem të luaj futboll. Do të ketë nevojë më shumë se kaq për të më mposhtur. Gjëja më e rëndësishme është të mos dorëzohem. Mund të stërvitem, por nuk mund të luaj pasi kam një pamje të dyfishtë (nga sytë)”.
“Pas 50 ditësh jashtë fushe, do të duhet të pres edhe katër muaj të tjerë para se operacioni të zgjidhë gjithçka. Para 25 ditësh kishte rrezik të mund të detyrohem të pensionohem. Gjëja e parë që Adriano Galliani më tha, nuk më shqetësoi pasi klubi mund të më shfrytëzojë në mënyra të tjera”, ka thënë Gattuso.
Category: Futboll
0 Komente