Julio Cesar mungon ndaj Juventusit
Interi ka konfirmuar se nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e portierit të parë, Julio Cesar, për supersfidën e të shtunës ndaj Juventusit që zhvillohet në Giuseppe Meazza.
32 vjeçari ishte zëvëndësuar nga Luca Castellazi pas pjesës së parë të sfidës që përfundoi me barazin ndaj Atalantës. Një skanim i bërë të enjtën në mëngjes zbuloi se ‘Julione’ vuan nga një tërheqje e shkallës së dytë në kofshën e majtë, që automatikisht e lë atë jashtë sfidës ndaj Juventusit.
Ende nuk dihet se sa gjatë Cesar do të jetë jashtë fushave, por ndjenja në Itali është se ai do të mungojë deri në katër javë.
Interi është momentalisht në pozitën e 16-të me vetëm tetë pikë nga tetë ndeshje dhe me këtë bilanc të zezë hyn në derbi D’Italia ndaj Juventusit të shtunën, që është lider.
Category: Futboll
0 Komente