Legrottaglie: Mund ta mposhtim Interin

dardanmiftari | Thursday, October 13, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Catanias, Nicola Legrottaglie, nuk ka frikë nga Interi derisa sicilianët përgatiten të presin ish-kampionin e Italisë dhe Evropës të shtunën në Stadio Massimino.
Ish-lojtari i Juventusit dhe Milanit iu bashkua Catanias si lojtar i lirë gjatë verës dhe bëri debutimin kundër Novarës dy javë më parë. Ai tash do të përballet me Interin, që do të jetë sfida e parë serioze që kur ai iu bashkua klubit.

“Në letra Interi duhet të fitojë, por nuk është gjithmonë kështu. Gjithçka varet nga ne dhe mentaliteti jonë në kuptim të asaj se si ne i qasemi lojës. Por, ne duhet të mos mendojmë vetëm për mbrojtje ose ata do të shënojnë”, ka thënë Legrottaglie.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...