Pirlo ka baraspeshuar Serie A

dardanmiftari | Thursday, October 13, 2011 | 0 Komente

Ish-ylli i Juventusit, Fabio Cannavaro ka thënë se Andra Pirlo është në gjendje që ta bëjë diferencën në garën për titull këtë vit në Serie A.
Gjiganti torinez është në krye të kampionatit italian me 11 pikë nga pesë ndeshjet e para dhe Cannavaro beson se Juventusi është në gjendje që ta mbajë kreun me mesfushorin italian si lider.

“Transferi i Andrea Pirlos nga Milani te Juventusi e ka vënë baraspeshën në Serie A. ai është 32 vjeçar dhe në atë moshë unë fitova Topin e Artë. Në fillim të sezonit me Juventusin dhe Italinë, vërtet u befasova se si është përulur aq shumë një prej lojtarëve më të mirë të dekadës së kaluar”, theksoi Cannavaro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...