Reina: Liga e Kampionëve objektivi ynë
Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, ka bërë të ditur se qëllimi i Redsave këtë sezon është që të sigurojnë një vend në top-katërsh.
“Objektivi është të vazhdojmë të përmirësohemi... Objektivi kryesor mbetet rikthimi në Ligën e Kampionëve, prandaj Liga Premier është prioritet”.
“Tifozët po ëndërrojnë për sukses, por është një projekt i ri me një ambicie të rinovuar. Ne kemi mbështetjen më të mirë në botë, ata janë gjithmonë me ne”.
“Është shumë herët të parashikohet titulli- ne jemi në një fazë tranzicioni, duke u rindërtuar, dhe shpresojmë të kthehemi në favoritë sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë Reina.
Category: Futboll
0 Komente