Rooney i vetmi anglez në garë për Topin e Artë?

dardanmiftari | Tuesday, October 25, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, është i vetmi anglez në listën e 50 të nominuarve për Topin e Artë të këtij viti.
Derisa FIFA nuk do ta publikojë listën deri më 1 nëntor, sipas El Mundo Deportivo sulmuesi i Manchester United është i vetmi anglez në listë.

Nga radhët e Manchester United, Javier Hernandez po ashtu pritet të jetë në listë, ndërsa nga Manchester City në listë pritet të jenë David Silva dhe Sergio Aguero, plus ylli i Liverpoolit, Luis Suarez.

Si Anglia, edhe Italia ka vetëm një përfaqësues, kapitenin e Udineses, Antonio de Natale.

Treshja e fundit e zgjedhur nga trajnerët e përfaqësueseve të vendeve do të zbulohet më 5 dhjetor, ndërsa mbrëmja gala e zbulimit të fituesit do të zhvillohet më 9 janar në Cyrih.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...