Simoni: Juve ma vodhi titullin e sezonit 97/98
Ish-trajneri i Interit, legjendari Gigi Simoni, ka rikujtuar para derbit të madh që zhvillohet sonte mbrëma mes Interit dhe Juventusit situatën kontroverse në derbin vendimtar të vitit 97/98 kur Juventusit iu dha një penalti që nuk ekzistoi, e që në fund shpalli Bianconerët kampionë.
“Ndeshja që zhvillohet sonte mbrëma është sfidë e madhe, edhe pse ekipet vijnë në rrethana të ndryshme. Interi duhet të rikuperohet dhe është momenti i fundit që të kthehet. Interi ka nevojë për një fitore të madhe, në të kundërtën në rast të humbjes menjëherë Interi është jashtë luftës për Scudetto”.
“Kanë kaluar shumë vite dhe karriera ime ka shkuar përpara. Sidoqoftë, unë nuk mund ta harroj atë rast dhe plagët do të duhen edhe vite të tëra për t’u shëruar. Gjëja e vetme që mund të them është se të gjithë ankohen për pa drejtësi ndaj Juventusit, ndërsa është harruar sezoni 1997-1998”, theksoi Simoni, trajner aktual i Gubbios.
Category: Futboll
0 Komente