Socrates: Guardiola të drejtojë Brazilin
Legjenda braziliani Socrates beson se Pep Guardiola duhet ta drejtojë kombëtaren e Brazilit.
Socrates është i pakënaqur me punën e trajnerit Mano Menezes dhe do të dëshironte që trajneri i Barcës të marrë nën drejtim kombëtaren para Kupës Botërore 2014.
“Kush luan në mbrojtje për Barcelonën? Ata nuk shqetësohen për repartin mbrojtës. Brazili ka hequr dorë nga kultura e vet dhe tash duket si një budalla. Ne do të ishim shkatërruar nëse Neymar nuk do të ndizej kohë pas kohe”, ka thënë Socrates.
Category: Futboll
0 Komente