Tevez mund ta akuzojë Mancinin

dardanmiftari | Wednesday, October 26, 2011 | 0 Komente

Carlos Tevez pritet të bëjë ankesë ndaj vendimit të Manchester Citit që e shpalli atë fajtor për sjellje të pahijshme, shkruajnë mediat angleze.
City zbuloi mbrëmë se Tevez është ndëshkuar me katër javë mospagesë për shkak se kishte refuzuar të luajë në ndeshjen kundër Bayern Munichut muajin e kaluar.

Press Association Sport tash bën të ditur se argjentinasi do t’i kundërshtojë dhe madje është duke menduar të akuzojë Roberto Mancinin për shpifje rreth komenteve të tij pas ndeshjes në Allianz Arena.

27-vjeçari qëndron pas bindjeve se fjalët e tij janë keqkuptuar dhe se ai nuk ka refuzuar të luajë por ka refuzuar të stërvitet para inkuadrimit, pasi ka menduar se kjo është e panevojshme.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...