Torricelli: Ky Juventus, sikur ai i Lippit
Mbrojtësi i dikurshëm i Juventusit, Moreno Torricelli, e ka krahasuar ekipin aktual të Antonio Contes me atë të kohës së tij kur e udhëhiqte Marcello Lippi.
Torricelli ka luajtur për Juven ndërmjet viteve 1992-1998, ndërsa një nga titujt më të rëndësishëm që ka fituar në këtë periudhë ka qenë Liga e Kampionëve (1996).
“Të dyja skuadrat kanë shumëçka të ngjashme, por unë mund t’i shoh edhe dallimet”.
“Ngjashmëritë mund të shihen në vendosmërinë e të dyja ekipeve. Ata asnjëherë nuk heqin dorë nga intensiteti i lojës, sikurse Juventusi im i vjetër”.
“Tek ekipi i Contes ka lojtarë të fortë dhe kjo u tregua në fitoren prej 2-0 kundër Milanit”, ka thënë Torricelli.
Category: Futboll
0 Komente