Villa i privilegjuar që luan me Messin

dardanmiftari | Monday, October 10, 2011 | 0 Komente

David Villa thotë se është përmirësuar si lojtar që pas transferimit te Barcelona, ndërsa për këtë e konsideron më meritor Lionel Messin.
“Jam krenar që po luaj mirë dhe po e shijoj futbollin nga një pozitë, e cila nuk ishte e imja deri së fundmi”.

“Pedro më ka ndihmuar shumë. Kur kisha dyshime, e shikoja atë. Kur isha paksa i humbur në fushë, do ta shikoja Pedron se çfarë bënte në anën tjetër dhe ai duhej të më drejtonte”.

“Messi është një lojtar që kërkon shumë nga ata që janë përreth tij, sepse duhet të jesh gjithmonë i gatshëm”.

“Nganjëherë duket e pamundur të të ketë parë, por ai të sheh. Duhet të jesh gati për të pamundurën kur luan me Messin, sepse nuk është vetëm për atë që bën ai, por për atë që i detyron të bëjnë të tjerët”.

“Sinqerisht, jam përmirësuar duke luajtur krahas tij. Në të ardhmen kur t’i shikoj fotografitë e Messit në të cilat unë jam pranë tij, do të jem në gjendje të them: ‘Kam luajtur me Leo Messin’. Ky është një privilegj”, ka thënë Villa për El Pais.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...