Wenger i kënaqur me triumfin në Kupë
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i ngazëllyer me mënyrën se si Topçinjtë fituan ndeshjen e Kupës Carling kundër Bolton Wanderers.
Topçinjtë kishin nevojë për dy gola të shënuar nga Andrey Arshavin dhe Park Ju-young, për të përmbysur disavantazhin prej 1-0 dhe për ta fituar takimin, duke vazhduar serinë si të pamposhtshëm në Emirates në garat e Kupës.
"Në pjesën e parë besoj se kishim shanse për të shënuar, por në pjesën e dytë se u kapëm duke humbur topin në zonën tonë. Ata shënuan dhe nga ai moment ne u testuam pasi disa lojtarë më me përvojë morën në kontroll ndeshjen, si Park, Arshavin dhe Benayoun. Ata e bënë ndryshimin".
"Duhet ta uroj ekipin, pasi ne kishim dy mbrojtës të rinj të cilët zakonisht luajnë si lojtarë të qendrës, të cilët luajtën jashtë pozitës. Në mesfushë ne ishim shumë të rinj dhe treguam një shpirt të mirë kundër një ekipi të mirë të Boltonit", ka thënë Wenger.
Category: Futboll
0 Komente