Zidane serioz për postin e trajnerit?
Drejtori sportiv i Real Madridit, Zinedine Zidane, është regjistruar në një universitet në Limoges të Francës, ndërsa pas dy vitesh pritet ta marrë diplomën e njëjtë që e ka trajneri aktual i Trekolorëve, Laurent Blanc.
Mesfushori legjendar do të ndjekë kursin e njëjtë me ish-mesfushorin e Romës dhe Interit, Olivier Dacourt, i cili është regjistruar në të njëjtën klasë me të.
Kjo lëvizje e Zizu padyshim se do t’i forcojë edhe më shumë spekulimet se 39-vjeçari është në kërkim serioz të postit të trajnerit të përfaqësueses së tij.
Category: Futboll
0 Komente