Zvogëlohet dënimi për Tevez
Dënimi i Carlos Tevez është përgjysmuar nga Manchester City pasi klubi i Ligës Premier pa shumë dëshirë ka pranuar një vendim të Asociacionit të Lojtarëve Profesionist (PFA).
Asociacioni në fjalë lëshoi një deklaratë në mbështetje të argjentinasit, duke thënë se ai nuk ka refuzuar të luajë në ndeshjen e muajit të kaluar të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich, që rezultoi me ndëshkim prej katër javë mospagesë.
Në një deklaratë të fundit klubi anglez ka shprehur zhgënjimin me PFA që ka refuzuar të miratojë dënimin e klubit dhe ka thënë se mund të ketë konflikt interesi në mes të drejtorit ekzekutiv Gordon Taylor dhe procesit disciplinar.
Megjithatë City ka pohuar se ndëshkimi ndaj Tevez tash do të jetë vetëm dy javë mospagesë.
Category: Futboll
0 Komente