AVB i shqetësuar me mbrojtjen

dardanmiftari | Monday, November 21, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, thotë se është i shqetësuar me mbrojtjen pas disfatës së fundit nga Liverpooli.
Një gol i Glen Johnson i shënuar në minutën 87-të të takimit i dha fitoren 2-1 Liverpoolit dhe ia shkaktoi trajnerit portugez disfatën e katërt në 12 ndeshje në Ligën Premier.

“Sasia e golave që ne pranojmë është diçka që më shqetëson. Andaj ne duhet të analizojmë se çfarë na bën neve më të mirë në aspekt të organizimit defensiv”.

“Kur ju pranoni gola në situata si kjo dhe jeni aq ulët në ligë, ju fokusoheni në detajet të cilat duhet t’i bëni në mënyrë të duhur. Kjo saktësisht ajo çfarë ne bëjmë dhe e dimë se ku duhet të përmirësohemi”.

“Ne nuk është se u japin shumë mundësi por kundërshtarët tonë janë më efektivë se ne. Por unë ende u besoj mbrojtësve tanë pasi ne kemi talent të shkëlqyeshëm në dispozicion dhe ne të gjithë besojmë se do të kthehemi në rrugë të duhur”, ka thënë Villas-Boas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...