Baresi: Kosova përplot me talentë

dardanmiftari | Sunday, November 27, 2011 | 0 Komente

Legjenda e Milanit, Franco Baresi ka mbajtur konferencën për shtyp në prag të hapjes së Milan Junior Camp 2011, me ç’rast ka thënë se Kosova ka shumë talentë.
“Jam i lumtur që unë do të kem rastin që të prezantoj këtë projekt në vendin tuaj. Jam i lumtur që sot jam këtu. Milan Junior Camp mbahet në katër vende të botës dhe jam i kënaqur që tashmë jemi edhe këtu”.

“Milani është i interesuar që të zbulojë talentë nga kampoi dhe që në të ardhmen t’i shohim lojtarët nga Kosova në San Siro. Pesë djemë nga kampi do të dërgohen menjëherë në Itali, jam i bindur se gjithçka do të shkojë mirë”, ka thënë Baresi.

Milan Junior Camp është iniciativë e nisur nga Rrezart Taçi, pronari i Taçi Oil që ka nënshkruar kohë më parë një marrëveshje sponsorizimi me gjigantin italian. Pesë fëmijë të cilët do të stërvitën në këtë kamp disa ditor do të dërgohen në Itali ku më pas do të punojnë me ekspertët në Milanello.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...