Chelsea e United me fitore minimale
Skuadra e Chelseat e ka shënuar fitore prej 1-0 si mysafir i Blackburn Rovers, ndërsa me rezultat identik Manchester Unitedi ka fituar në shtëpi përballë Sunderlandit.
Mesfushori anglez Frank Lampard ishte njeriu që ua solli Bluve tre pikë pasi shënoi golin e vetëm në minutën e 51-të.
Nga ana tjetër, një autogol i shënuar në fund të pjesës së parë nga ish-mbrojtësi i Djajve të Kuq, Wes Broën, ishte dhuratë për një fitore të Manchester Unitedit në 25-vjetorin e Sir Alex Fergueson në krye të skuadrës.
Pas këtyre fitoreve, Unitedi ka 26 pikë, dy më pak se Manchester City që ndeshjen e kësaj jave e zhvillon si mysafir i Queens Park, ndërsa Chelsea ka 22 pikë, gjashtë më pak se lideri.
Category: Futboll
0 Komente