Chicharito: Nuk jam Solskjaer

dardanmiftari | Saturday, November 12, 2011 | 0 Komente

Ylli i Manchester United, Javier Hernandez, i ka hedhur poshtë krahasimet me legjendën e klubit nga Old Trafford, tashmë strategun Ole Gunnar Solskjaer.
“Solskjaer ishte legjendë në këtë klub, lojtar i pa besueshëm. Kur të gjithë njerëzit bëjnë krahasime, atëherë gjëja e vetme që unë mund të them është se nuk jam as 10% i tij. Ai ishte fantastik”.

“Të jem i sinqertë, nuk i dua krahasimet. Edhe në Meksikë më krahasonin me babanë tim, që ishte po ashtu sulmues, dhe kjo kurrë nuk më pëlqeu. Mendoj se të gjithë janë ndryshe dhe secili meriton të gjykohet për të arriturat e tij”, u shpreh Chicharito.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...