Derbi i takon Liverpoolit

dardanmiftari | Sunday, November 20, 2011 | 0 Komente

Me rezultat prej 2-1 Liverpooli e ka mposhtur Chelsean në sfidën kryesore të kësaj xhiroje në Ligën Premier që ka pasur si arenë stadiumin Stamford Bridge.
Gjysma e parë e takimit u dominua nga lojtarët e ekipit mysafir, të cilët rezultuan më të suksesshëm edhe sa i përket golit.

Craig Bellamy bëri një lëvizje shumë të mirë teksa të gjithë prisnin goditjen e tij, ai pasoi te Maxi Rodriguez, ndërsa argjentinasi e plasoi topin në rrjet (34’).

Trajneri i Chelseat, Villas-Boas, bëri një intervenim interesant në gjysmën e dytë duke e inkuadruar në lojë Daniel Sturridge dhe jo Fernando Torresin, gjë që shkaktoi pakënaqësi te tifozët vendas.

Mirëpo, vendimi i trajnerit rezultoi i drejtë, pasi ishte pikërisht Sturridge lojtari që e barazoi rezultatin pas goditjes së Florent Maloudas (55’).

Në vijim, Blutë kërkuan më tepër, porse ishin sërish mysafirët ata që shënuan.

Pak minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit (87’), ishte Glen Johnson lojtari që riktheu avantazhin e Liverpoolit, pas asistimit të Charlie Adam.

Pas kësaj fitoreje, Liverpooli ka po aq pikë sa Chelsea, 22, ndërsa gjenden 12 pikë prapa liderit Manchester City.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...