Fitore e madhe e Vëllaznimit

dardanmiftari | Sunday, November 13, 2011 | 0 Komente

Vëllaznimi ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2-1 para tifozëve të vet në Gjakovë në derbin e kësaj jave të zhvilluar ndaj Dritës, duke ashpërsuar kështu luftën për titull të kampionit.
Ishte ky një takim shumë i mirë, një sfidë tejet mirë e organizuar e cila na lejon të shpresojmë për ndonjë anëtarësim në asociacionet ndërkombëtare të futbollit, edhe pse në fund hija e mirë e takimit u zhduk nga disa tensione të cilat u shoqëruan me incidente të vogla.

Vendasit e dominuan këtë takim, por pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë takimi vetëm sa filloi e u bë më interesant. Fatih Karahoda realizoi me kokë për epërsinë e parë të gjakovarëve në këtë sfidë (66’).

Mirëpo në vazhdim Drita nuk dorëzohet dhe Semir Ramizi realizoi golin më të mirë të sezonit nga diku rreth 17 metra, me anë të një goditje të jashtëzakonshme (80’).

Sidoqoftë, për të zhdukur heshtjen në stadium përsëri u përkujdes Fatih Karahoda që pas një harkimi të bukur shënoi me kokë për 2-1 dhe fitoren e madhe të Vëllaznimit – tërmet në Gjakovë. Në fund të takimit kishte tensione dhe me karton të verdhë u ndëshkua Ermir Nikoliqi i cili zvarriti lojën gjatë zëvëndësimit në minutat e fundit.

Me këtë fitore Vëllaznimi mban shpresat për titullin e parë pas 22 viteve dhe ngjitet në kuotën e 29 pikëve, po aq sa ka edhe Drita në pozitën e dytë, ndërsa Prishtina mbetet lidere me 30 pikë pas barazimit pa gola me Trepçën të shtunën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...