Fitues janë Mbretërit

dardanmiftari | Sunday, November 20, 2011 | 0 Komente

Me rezultat 3-2, Real Madridi ka triumfuar në kryendeshjen e javës në La Liga duke ia shkaktuar Valencias humbjen e parë në shtëpi dhe të dytën në përgjithësi këtë edicion.
Skuadrat zhvilluan një gjysmë të parë atraktive me raste për të shënuar, në të cilën triumfoi skuadra mysafire me epërsi prej një goli.
Një top i gjatë i Xabi Alonsos e gjeti për mrekulli Karim Benzeman, i cili me të majtën kaloi Realin në epërsi (20’).
Gjysma e dytë u shoqërua me përplot tensione, shumë kartonë të verdhë, ndërsa u shënuan edhe katër gola.
Pas një periudhe loje jo të mirë nga ana e të dyja skuadrave, Sergio Ramos dyfishoi epërsinë e Los Blancos pas një harkimi nga këndi të Mesut Oezil (72’).
Mirëpo, ishte Roberto Soldado lojtari i cili e ndezi atmosferën në Mestalla duke e ngushtuar epërsinë e Mbretërve (75’).
Cristiano Ronaldo shfrytëzoi një gabim të portierit vendas për ta ngritur përsëri epërsinë e skuadrës së tij (79’).
Megjithatë, sërish doli në skenë ish-lojtari i Realit, Roberto Soldado, i cili e bëri më dramatik fundin e takimit (83’).
Soldado e shënoi edhe golin e tretë, mirëpo ai u anulua për pozitë jashtë loje, ndërsa deri në fund Los Che nuk arritën të bëjnë më shumë për ta barazuar rezultatin edhe pse në fund e patën një mundësi të mirë dhe pati paqartësi për prekje të topit me dorë.
Real Madridi rikthen diferencën prej tre pikësh në krye të tabelës kundrejt Barcelonës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...