Guardiola: Kam besim te Villa

dardanmiftari | Sunday, November 20, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka shprehur besimin e tij për vazhdimsinë e performancave të mira të sulmuesit David Villa, i cili beson se do të vazhdojë me formën e mirë.
“Kur ju them se kam shumë besim te David Villa, atëherë këtë e them me plot kuptimin e fjalës. Thiago Alcantara nuk startoi edhe pse luajti në nivel të lartë, ndërsa nuk startoi as Iniesta”.

“Unë nuk mund të justifikohem sa herë ai është zëvëndësues. Jo të gjithë mund të luajnë, por unë kam besim te të gjithë. Unë e njoh secilin lojtar dhe çfarë ata mund t’i japin ekipit. Messi nuk ankohet, ai nuk rrëzohet në tokë edhe nëse ndjen dhimbje. Jam brengosur për të, por ai është mirë dhe shënoi gol”, potencoi Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...