Guardiola: S’ka nevojë për panik

dardanmiftari | Sunday, November 27, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka tentuar të minimizojë zhgënjimin në shtabin Blaugran pas disfatës minimale të pësuar te Getafe.
“Ne si ekip kemi një qëllim dhe natyrisht se do ta arrijmë, por edhe sot, ne arritëm të bëjmë raste të shumta dhe në një ndeshje tri ditë pas Ligës së Kampionëve nuk është kurrë lehtë”.

“Nëse e hapni lojën është e thjeshtë, por nuk ndodhi me Getafen. Nuk duhet ta fajësoj ekipin për asgjë, ata janë mirë të hidratuar, ushqehen mirë dhe pushojnë mirë”, theksoi Pep.

I pyetur nëse e ka humbur titullin dhe nëse po mendon për El Clasicon e 10 dhjetorit, Guardiola u shpreh: “Ka edhe shumë për t’u luajtur në La Liga. Duhet të përgëzojmë kundërshtarin edhe pse nuk mendoj se ishin më të mirë, por ata fituan”.

“Në përgjithësi ne luajtëm shumë mirë. Ne e dimë se kjo humbje do të na kushtojë. Përkundër humbjes, ne do të ngritemi përsëri dhe do të shkojmë përpara”, përfundoi Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...