Heynckes i zhgënjyer me disfatën

dardanmiftari | Sunday, November 20, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes është shprehur tejet tejet i zhgënjyer me disfatën në derbin e madh në Bundesliga, ku ekipi i tij u mposht në Allianz Arena minimalisht nga rivali direkt për titull Dortmund.
“Kur luani ndaj Dortmundit, ju duhet të bëni më shumë presion se sa që bëmë ne. Ne nuk e kemi kuptuar se si të rrisim tempon dhe të krijojmë raste shënimi”.

“Ne kemi pasur këtë në dorë deri në fazën finale, kur kemi pasur dy raste të pastra shënimi. Goli ishte fatkeq, dhe për mendimin tim ishte ndeshje tipike për 0-0”, ka thënë Heynckes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...