Kaka nuk luan as ndaj Dinamo Zagrebit

dardanmiftari | Monday, November 21, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka bërë të ditur se Kaka nuk është ende qind për qind i riaftësuar, prandaj ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës që do të luajë kundër Dinamo Zagreb në përballjen e të martës mbrëma në Ligën e Kampionëve.
Braziliani po vuan nga një lëndim që e pësoi muajin e kaluar ndaj Real Sociedadit, ndërsa i shtohet listës së lojtarëve të lënduar, ku bëjnë pjesë edhe Ricardo Carvalho, Angel Di Maria, Marcelo dhe Alvaro Arbeloa.

“Kaka ende ka një problem të vogël, por ai e ka tejkaluar lëndimin. Ne nuk duam që ai të kthehet në fushë deri s atë jetë qind për qind i riaftësuar”, ka thënë Mourinho.

Portugezi i e ka vënë në dyshim edhe mundësinë e paraqitjes së Sergio Ramos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...