Këpuca e Artë, tani në duart e Ronaldos

dardanmiftari | Saturday, November 05, 2011 | 0 Komente

Ndoshta futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo e ka pranuar çmimin që i takonte prej sezonit të kaluar për numrin më të madh të golave të shënuar, Këpucën e Artë.
Edhe zyrtarisht Ronaldo e mori Këpucën e Artë të premtën pasdite pasi e përfundoi sezonin 2010-2011 si golashënuesi më i mirë në Evropë.Portugezi e fitoi çmimin pasi shënoi plot 40 gola në La Liga, duke realizuar kështu më shumë gola se sa lojtarët tjerë nëpër kampionatet tjera evropiane.
Ronaldo, i cili e pranoi çmimin në Hotelin Interkontinental të Madridit nga legjenda portugeze Eusebio dhe legjenda e Realit, Alfredo Di Stefano, shprehu kënaqësinë për çmimin e fituar, e njëkohësisht dhe gatishmërinë për ta zëvëndësuar atë me trofeun e Ligës së Kampionëve apo të La Ligës.
“Unë do ta ndërroja menjëherë këtë çmim me Ligën e Kampionëve apo La Ligën. Ju mund të fitoni çmime individuale vetëm kur ju ndihmon ekipi. Unë kam dëshirë të fitoj më shumë në nivelin kolektiv. Unë nuk po mendoj për thyerje rekordesh, por për Real Madridin. Unë mendoj se ekipi ynë është më i pjekur dhe me më shumë besim, ndërsa tani të gjithë po mendojmë për synimet e mëdha”, deklaroi Ronaldo me rastin e pranimit të çmimit.
Është kjo hera e dytë në karrierën e tij që Ronaldo e pranon këtë çmim, pasi portugezi u shpall golashënuesi më i mirë në Evropë me 31 gola të realizuar në vitin 2008 kur mbronte ngjyrat e Manchester United.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...