Mancini: Kurrë mos thuaj kurrë

dardanmiftari | Wednesday, November 23, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se ekipi i tij ende mund të arrijë në 16-shen e fundit të Ligës së Kampionëve pavarësisht disfatës 2-1 në udhëtim te Napoli.
Disfata në San Paolo do të thotë se City mbetet në pozitën e tretë të grupit A me shtatë pikë, një më pak se Napoli që pozicionohet i dyti. Anglezët duhet ta mposhtin Bayernin e Munichut dhe të shpresojë që Napoli të mos fitojë ndaj Villarrealit në rundin e fundit të fazës grupore që zhvillohet në dhjetor.

“Mendoj se ne duhet të besojmë pasi nuk është e sigurt se Villarreal nuk do të nxjerrë pikë [kundër Napolit]. Ata mund ta fitojmë ose të nxjerrin një barazim, por nuk mendoj se ata do të përfundojnë me zero”, ka thënë Mancini.

“Ne e duam këtë pasi kjo është mentaliteti ynë, por tash, vetëm sepse e humbëm këtë ndeshje, nuk mendoj se ka përfunduar. Në Ligën e Kampionëve kjo mund të ndodhë, por ky është futbolli dhe ne kemi edhe një ndeshje tjetër. Kurrë mos thuaj kurrë”, ka thënë Mancini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...