Messi: Nuk jam më i miri në botë

dardanmiftari | Wednesday, November 23, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi më i mirë në botë, Lionel Messi ka deklaruar se sukseset e tij individuale janë për shkak të ndihmës së bashkëlojtarëve të tij te Barcelona.
“Unë nuk e konsideroj veten lojtarin më të mirë në botë. Nëse jam ai që thonë, e përsëris, është falë bashkëlojtarëve të mi. Ne e kemi bërë gjithë këtë punë së bashku”.

“Unë kam fat të madh që luaj me Xavin dhe Iniestën. Ata janë lojtarë të cilët unë i admiroj për klasin e tyre dhe influencën në ndeshjet. Unë kam marrëdhënie shumë të mira me ta. Ata janë shokët e mi”, deklaroi Mezzi për Onze.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...