Mourinho: Alonso nuk do të suspendohet

dardanmiftari | Friday, November 25, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho është i bindur se Xabi Alonso nuk do të ndëshkohet ndaj Atletico Madridit dhe se do të jetë në gjendje të luajë ndaj Barcelonës më dhjetë dhjetor.
Xabi Alonso ka një karton të verdhë dhe nëse e merr edhe një karton para takimit ndaj Barcelonës atëherë do të suspendohet për El Clasicon. Kështu, për të shmangur këtë, mediat besojnë se Mourinho do ta detyrojë Alonson të ndëshkohet ndaj Atleticos për të munguar në ndeshjen me të lehtë e për të qenë i gatshëm për Barcën.

“Ai nuk do ta marrë kartonin qëllimisht sepse çdo ndeshje është me rëndësi për ne dhe lojtarët e Real Madridit janë të vetmit lojtarë që nuk guxojnë të marrin kartona me qëllim. Xabi është lojtar me rëndësi, prandaj luan vazhdimisht. Ai ndihet i fortë dhe mosha nuk është aq me rëndësi. Ai na jep balanc. Mendoj se ai do të jetë me ne edhe për shumë vite pavarasisht se është 30 vjeç. Unë do ta marr kudo pasi edhe 30 vjet do të jem trajner”, u shpreh Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...