Mourinho e kërkoi Guardiolën për asistent

dardanmiftari | Friday, November 25, 2011 | 0 Komente

Ish-presidenti i Barcelonës, Marc Ingla ka zbuluar se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ishte intervistuar për të marrë postin e kryetrajnerit të Barcelonës, me Pep Guardiolën që është dshur të jetë asistent i portugezit.
48 vjeçari kontravers ishte asistent i Bobby Robson dhe Louis Van Gaal te klubi katalanas, ndërsa për pak sa nuk u rikthye te klubi nga Camp Nou pas largimit të Frank Rijkaard në vitin 2008.

“Ne kemi pasur një takim në Lisbonë me të dhe agjentin e tij. Mourinho na tregoi poentën e filozofisë së tij të futbollit: si të zhvillojmë sistemin 4-3-3, transferimet dhe largimet që ai kishte në kokë për Barcelonën dhe madje edhe njerëzit me të cilët ai do të mund të punonte në staf”.

“Ai propozoi emrat e Guardiolës, Luis Enriques, Sergi Barjuan dhe Albert Ferrer për të qenë asistentë të tij”, theksoi Ingla. Në fund, klubi e zgjodhi Pep Guardiolën dhe Ingla ia atribuon këtë zgjedhje ish-drejtorit të klubit Txiki Begiristain.
“Ai ishte zgjedhja e parë e Txikit dhe kjo për shkak se Mourinho thoshte se kurrë nuk do të ndryshonte qëndrimin e tij ndaj mediave”, përfundoi Ingla.
Sot, Jose Mourinho drejton Real Madridin në vitin e tij të dytë, që sigurisht është rivali i përbetuar i Barcelonës, klub që nën Pep Guardiolën këto tri vite ka fituar çdo trofe të mundshëm.
Duket qartë se taktikat e Pep Guardiolës të formacionit tipik 4-3-3 është ideologji e Jose Mourinhos, filozofinë e të cilit e kanë përcjellur eprorët e Barcelonës te trajneri i tyre i ri, tashmë prej tri vitesh. Kështu, Pep Guardiola ia shkaktoi disfatën më të rëndë në karrierë Jose Mourinhos vitin e kaluar, me rezultat 5-0 në Camp Nou.
Real Madridi dhe Barcelona takohen në El Clasicon e parë të sezonit më 10 dhjetor nga ora 22:00.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...