Nani në radarin e italianëve

dardanmiftari | Sunday, November 13, 2011 | 0 Komente

Manchester United pritet të përballet me gjigantët italianë në betejën për të mbajtur në ekip anësorin Nani.
Sunday Mirror shkruan se Interi, Juventusi dhe Milani do të tentojnë të joshin portugezin për t’u larguar nga Old Trafford, ku ai ka edhe dy vite kontratë.

Mediat italiane besojnë se Nani mund të largohet nga Old Trafford vetëm në rast të ndonjë oferte prej 30 milionë funtesh.

Nani ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin nga Old Trafford në mars të vitit 2010, por është larg prej përfituesve më të mëdhenj në klub.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...