Pato i ngazëllyer me rikthimin

dardanmiftari | Monday, November 21, 2011 | 0 Komente

Alexandre Pato është i kënaqur që është rikthyer në aksion me Milanin në ndeshjen e vikendit ndaj Fiorentinës.
Pato ka qenë jashtë fushe që kur pësoi një lëndim në shtator dhe ishte i pafat për të shënuar në barazimin pa gola ndaj Violas, duke goditur shtyllën.

“Nuk kam mundur të luaj më herët, por jam stërvitur fuqishëm dhe më ka munguar fusha gjatë këtyre dy muajve. Është ndjenjë e shkëlqyeshme, pasi isha në gjendje të bëj lëvizjet e mia të zakonshme”.

“Isha ca i pafat me vertikalen e djathtë, por shpresoj që topi do të shkojë me lehtësi në gol të mërkurën kundër Barcelonës”, ka thënë braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...